Wimbledon: Federer kalon lehtë edhe në rundin e dytë

dardanmiftari | Wednesday, June 24, 2009 | 0 Komente

Numri dy i botës në tenis, Roger Federer, ka tejkaluar me lehtësi edhe sfidën e dytë në turneun Wimbledon, pasi mposhti në tre sete spanjollin Guillermo Garcia-Lopez (6-2, 6-2, 6-4).
Zvicerani, i cili është në kërkim të titullit të gjashtë në Wimbledon dhe titullit të 15-të Grand Slam, rrallë e pa veten në vështirësi në përballje me spanjollin, duke kryer punën brenda një ore e 29 minutash lojë. Federer, i cili është favorit për të fituar titullin në mungesë të kampionit në fuqi Rafael Nadal, në rundin e tretë do të ndeshet me gjermanin Philipp Kohlschreiber, i cili mposhti me shumë vështirësi çekun Ivo Minar (6-4, 3-6, 4-6, 6-2, 8-6). Edhe serbi Novak Djokovic, i katërti në botë, siguroi vend për në rundin e tretë, duke mposhtur në tri sete gjermanin Simon Greul (7-5, 6-1, 6-4). Djokovic në ndeshjen e radhës do të përballet me amerikanin Mardy Fish, i cili në rundin e dytë eliminoi një serb tjetër, Janko Tipsarevic (6-4, 3-6, 6-1, 6-4).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...