Wimbledon: Motrat Williams vazhdojnë garën

dardanmiftari | Monday, June 29, 2009 | 1 Komente

Kampionia në fuqi Venus Williams ka siguruar vend për në çerekfinale të Wimbledonit pasi rivalja e saj, serbja Ana Ivanovic, u tërhoq në setin e dytë të ndeshjes.
Venus, që është në kërkim të titullit të tretë radhazi dhe të gjashtit në këtë turne, e shkatërroi serben me rezultat 6-1 në setin e parë, para se Ivanovic të tërhiqet që në fillim të setit të dytë. Williams do të luajë kundër tenistes së 11-të Agnieszka Radwanska për një vend në gjysmëfinale, pasi polakja i dha fund suksesit të 17-vjeçares amerikane Melanie Oudin duke e fituar në dy sete (6-4, 7-5). Edhe Serena Williams nuk humbi shumë kohë për t’iu bashkuar Venus në çerekfinale, duke shkatërruar kampionen e Australian Open, sllovaken Daniela Hantuchova në dy sete (6-3, 6-1). Amerikania do të përballet me Victoria Azarenka për një vend në gjysmëfinale, pasi bjellorusja e tetë në botë arriti të mposht në tre sete (7-6, 2-6, 6-3) rusen Nadia Petrova.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

1 comment:

  1. federer ma i miri ne bote nadal te ka dal moda ti nadal je lop,e federeri ma i miri si fizikisht edhe psiqikisht ma i bukuri fac nadali si demat e spanjes lopppp

    ReplyDelete

Shkruani Komentin Poshtë...