Wimbledon: Venus përballë Ivanovic

dardanmiftari | Sunday, June 28, 2009 | 0 Komente

Kampionia në fuqi, Venus Williams, i ka dhënë leksion tenisi spanjolles Carla Suarez Navarro duke e mposhtur në dy sete (6-0, 6-4) në rundin e tretë të Wimbledonit.
29-vjeçarja amerikane nuk i dha asnjë rast spanjolles në setin e parë, por i lejoi pak shpresë në setin e dytë. Venus në rundin e ardhshëm do të takohet ish-kampionen e French Open, Ana Ivanovic, e cila në rundin e tretë mposhti në dy sete (7-5, 6-2) australianen Samantha Stosur. Serbia tjetër, ish-numri një dhe tash e gjashta në botë, Jelena Jankovic, është eliminuar nga turneu nga amerikania Melanie Oudin (6-7, 7-5, 6-2). Kjo e fundit në rundin e ardhshëm do të takojë polaken Agnieszka Radwanska. Nga turneu Wimbledon befasishëm është eliminuar edhe kampionia e French Open, Svetlana Kuznetsova, e cila humbi nga gjermania Sabine Lisicki (6-2, 7-5).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...