Adebayor: Nuk kam ardhur në City për para

dardanmiftari | Sunday, July 19, 2009 | 0 Komente

Ish-sulmuesi i Arsenalit, Emmanuel Adebayor, thotë se ai nuk i është bashkuar Manchester Cityt për para.
“Njerëzit të cilët mendojnë se i jam bashkuar Cityt për para janë gabim. Nëse do ta kisha bërë për këtë arsye, do të kisha luajtur për Barcelonën ose Milanin në sezonin e kaluar. Ata më dhanë ofertë më të mirë se që më dha Arsenali për të qëndruar”, ka thënë Adebayor.“Jam këtu për shkak të ambicieve të klubit. Dua të jem pjesë e klubit i cili synon të jetë më i madhi në botë. E di se kam shumë për t’i ofruar ekipit dhe do të punoj shumë ta arrij këtë”, ka shtuar sulmuesi nga Togo.I pyetur nëse e ndjen presionin e konkurrencës me disa prej sulmuesve më të mirë në ligën angleze, Adebayor thotë:“Jo aspak. Para se të vija në Arsenal, ata kishin Dennis Bergkamp, Thierry Henry, Robin van Persie, dhe unë nënshkrova. Nënshkrova edhe këtu, e di se ka shumë lojtarë të mirë. Ata sapo nënshkruan me Tevez, Santa Cruz, kanë këtu Benjani që është një mik i mirë i imi. Ata kanë shumë lojtarë të mirë, por edhe unë jam një lojtar i mirë”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...