Bunjaku përzgjedhës i Përfaqësueses së Kosovës

dardanmiftari | Sunday, July 19, 2009 | 0 Komente

Albert Bunjaku Albert Bunjaku është përzgjedhës i reprezentacionit të Kosovës, ka bërë të ditur kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, në konferencën për media që u mbajt të shtunën në Shtëpinë e Sporteve.
Bunjaku, në vitin kampional 2007 dhe 2008 ka qenë kryetrajner i ekipit suedez në ligën e parë, Kalmar, kurse më parë ishte ndihmës trajner në këtë ekip, ndër më cilësoret e këtij vendi. Me skuadrën e Kalmarit, Bunjaku fitojë Kupën dhe ishte nënkampion i futbollit elit suedez. Eksperti 37- vjeçar ka edukimin më të lartë të trajnerëve në Suedi, kurse dekadën e fundit ka qenë njëri ndër lobuesit me më ndikim për futbollin e Kosovës. Albert Bunjaku, trashëgon postin e Edmond Rugovës, i cili para një muaji kishte dhënë dorëheqje të parevokueshme.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...