Iniesta i pakënaqur me shkëmbimin Ibra-Etoo

dardanmiftari | Sunday, July 19, 2009 | 0 Komente

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, është i pasigurt rreth marrëveshjes së shkëmbim të lojtarëve mes ekipit të tij dhe Interit.
Barcelona është në prag të marrë shërbimet e Zlatan Ibrahimovic duke ofruar 40 milionë euro si dhe duke dërguar në drejtim të kundërt Samuel Eto’o, por kjo nuk e kënaq Iniestan.“Ende nuk ka asgjë zyrtare. Mendoj se lojtari suedez është shumë i rëndësishëm, por bashkë-lojtari im është Samuel dhe unë e respektoj atë shumë. Kam kaluar shumë kohë të mira me Samuel”, ka thënë mesfushori, i cili ka shtuar se ‘do ta mirëpresim’ Ibrahimovic.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...