Besnik Kollari zëvendëson Afrim Tovërlanin

dardanmiftari | Wednesday, July 08, 2009 | 0 Komente

Besnik Kollari do të jetë zëvendësuesi i Afrim Tovërlanit, Afrim Muçiqi, deklaroi se Kollari do t’ i prijë skuadrës kampione në edicionin e ri. Ish-mesfushori i shumë skuadrave nga vendi dhe jashtë saj, si dhe ish-trajneri i Kosovës (v) deri dje kryente funksionin e drejtorit të shkollës së futbollit, ndërsa si duket ai ka marrë pëlqimin e Bordit drejtues për t’ i prirë skuadrës bardh e kaltër, sidomos pas faktit se trajneri aktual, Afrim Tovërlani, nga komisioni disiplinor i FFK-së u dënua me katër muaj mos ushtrim të detyrës. Muçiqi deklaroi se Tovërlani nuk do të largohet nga klubi, atij do t’ i gjendet një vend në skuadër, pasi ka lënë gjurmë të madhe në klub edhe si futbollist, e po ashtu edhe si trajner. Besnik Kollari aktualisht është në pushimet verore dhe kthimi i tij pritet nesër ose pasnesër, kur klubi i Prishtinës planifikon të organizojë konferencë për media, me ç’ rast do të jepen detajet më të gjëra rreth kontratës së tij.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...