Edhe Sunderlandi në garë për Canën

dardanmiftari | Tuesday, July 21, 2009 | 0 Komente

Skuadra angleze Sunderland i është bashkëngjitur garës për të fituar shërbimet e mesfushorit shqiptar, Lorik Cana.
Dy skuadrat më të përfolura të cilat kërkojnë shërbimet e kosovarit janë Evertoni dhe Hamburgu, ndërsa po ashtu interesim kanë shprehur edhe Liverpooli, Arsenali dhe Tottenham Hotspur. “Daily Mirror” shkruan se trajneri i Sunderlandit, Steve Bruce, ka kontaktuar me kapitenin e Marseille dhe është i interesuar seriozisht që ta transferojë mesfushorin. Ndërkohë, Cana duhet të vendosë sa më shpejtë për të ardhmen e tij, kurse cilado skuadër që e transferon atë duhet të paguajë më shumë se tetë milionë euro.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...