El Classico – Statistika dhe Histori

dardanmiftari | Saturday, November 27, 2010 | 3 Komente

Alfredo Di Stefano El Classico është derbi më i madh në botë, ndeshja ku brinjtë do të ndeshin gjigantët e futbollit planetar, filozofia estetike Barcelona, përballë supërfuqisë Real Madrid, në një prej rivaliteteve më të mëdha që njeh bota. Por, cili klub është më i mirë nëse shikojmë statistikat dhe historinë?


Rivaliteti
i këtyre dy skuadrava ka rrënjët që nga ‘lashtësia’ (Ndeshja e parë është luajtur më 17 shkurt të vitit 1902), por disa prej arsyeve më të rëndësishme pse ekziston një rivalitet kaq i flaktë janë këto:

1)
Dihet shumë mirë që krahina katalanase është duke luftuar për t’u pavarësuar nga Spanja, ndërsa kryeqyteti ku pozicionohet Mbretëria e Spanjës, Madridi, nuk po e lejon këtë.

2)
Madridi dhe Barcelona janë dy qytetet më të mëdha në Spanjë.

3)
Real Madridi në sirtarin e vet ka hiç më pak se 73 tituj, kurse Barcelona ka vetëm 68.

4)
Transferimet – Hedhja e kokës së derrit nga tifozët Blaugranë pas paraqitjes së Figos në fanellën e Real Madridit ndaj Barcelonës dëshmon edhe më shumë se çfarë rivaliteti kanë këto dy klube.

Përballjet e drejtpërdrejta mes Barcelonës dhe Real Madridit në të kaluarën:

La Liga janë zhvilluar gjithsej 160 ndeshje, ku Real Madridi ka shënuar 68 fitore, Barcelona ka 62 triumfe, ndërsa 30 ndeshje kanë përfunduar me barazim.

Nga 221 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat, Real Madridi ka shënuar 94 fitore, janë arritur 30 barazime kurse Barcelona ka 86 fitore.
Fitorja më e lartë e Real Madridit kundër Barcelonës është 11-1 në vitin 1943, në Copa del Rey.

Fitorja më e lartë e Barcelonës ndaj Real Madridit është 7-2 më 24 shtator të vitit 1950, në javën e tretë të La Ligas.

El Classico ka thyer të gjitha rekordet e shikueshmërisë, pasi që në pesë kontinente, ky takim përcillet nga hiç më pak se 500 milionë njerëz.


Golashënuesit më të mirë në El Classico:

1. Alfredo Di Stefano 18 gola
2. Raul 15 gola
3. Cesar 14 gola
4. Francisco Gento 14 gola
5. Ferenc Puskas 14 gola

Transferimet e lojtarëve mes këtyre dy klubeve nuk kanë qenë kurrë të zakonshme, prandaj ka dhe pak tregti mes dy rivalëve në të kaluarën.

Nga Barcelona te Real Madridi në vitin 1988 kaloi Bernd Schuster.
Nga Barcelona te Real Madridi në vitin 1994 kaloi Michael Laudrup.
Nga Barcelona te Real Madridi në vitin 2000 kaloi Luis Figo.
Nga Real Madridi te Barcelona në vitin 1996 kaloi Luis Enrique.

Sigurisht, të gjithë e dinë se El Classico numër 161 në La Liga zhvillohet të hënën më 29 nëntor. Në historinë e El Classicos ka ndodhur që tri herë kjo sfidë të luhet të hënën, ndërsa në të tri përballjet ka dalë fitues Real Madridi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

3 comments:

  1. REAL MADRID ko me fitu me emer te allhut sepse nuk udheheqet mo nga Pellegrinat e lodhet po nga Mourinho I madh i Futbollit qe ai edhe Kosoven e Vushtrris me marr e bon Champion te Evropes e le Mo Realin

    ReplyDelete
  2. reali madridid e kush tjeter do fitoje.se jemi te pa pare me morinjon

    ReplyDelete
  3. pooo a jeni normal bee qfar mutinjo qfar pellegrini te dyt t doppttt BARCELONA MESSI THE BEST

    ReplyDelete

Shkruani Komentin Poshtë...