E rrallë: humbasin 55-0, marrin vlerësime nga kundërshtar

dardanmiftari | Thursday, November 25, 2010 | 0 Komente

Illogan Res 55-0 Madron Skuadra e vogël me emrin Madron zbret në fushë me vetëm shtatë futbollistë dhe regjistron një humbje rekord. Megjithatë merr përgëzime nga skuadra kundërshtare.
Të humbasësh 55-0 e të dalësh nga fusha me buzën e qeshur dhe me bindjen se ke dhënë gjithçka. Kjo ka ndodhur me Madronin, klub që militon në Mining Division (kategori inferiore në Angli), lojtarët e të cilit kanë regjistruar një humbje të denjë për “Guinnes” në fushën e kryesuesve të Llloganit, por duke fituar vlerësimin dhe respektin e kundërshtarit.Në fakt, Madroni hodhi në fushë vetëm shtatë futbollistë në përballjen e zhvilluar të shtunën e shkuar, duke preferuar të luajë në vend që të humbasë 3-0 në tavolinë (por me gjoba dhe penalizime të mundshme në renditje). Qysh në fundin e pjesës së parë, “7-shja magjike” ishte në disavantazh 24-0. Në 45 minutat e dyta kapitullimi ishte përfundimtar, me të 11 lojtarët kundërshtarë që shënuan të paktën nga një gol. Sulmuesi i Llloganit, Luke Abbot-Smith, realizoi i vetëm dhjetë herë.Goditje e rëndë për Madronin, mbrojtja e të cilit ka pësuar plot 125 gola në 12 takime. Klubi i vogël hyn në historinë e Mining Divizion, ashtu si Ipswich Town që mban rekordin e humbjes më të thellë në Premier Ligë: 9-0 kundër Manchester United në vitin 1995 (Andrew Cole shënoi pesë gola). Menjëherë pas Ipswich Town vjen Uigani, i cili u mund 9-1 nga Totenhemi sezonin e kaluar, ndërkohë që në 1998/1999-ën Njukasëlli mundi 8-0 Shefild Uensdin. Por rezultati 55-0 i Madronit do të mbetet gjatë në kujtesë, duke qenë se edhe fitorja 31-0 e Australisë ndaj Ishujve Samoa në 2001-in, duket e vogël para kësij të fundit.I vetmi ngushëllim për Madronin lidhet me faktin që vendin e parë në klasifikimin e skuadrave që kanë pësuar më tepër gola në një ndeshje futbolli, e mban Stade Olympique de L’Emyrne, klub i Madagaskarit, i cili më 31 tetor 2002 humbi 149-0 kundër Ademas. Në këtë takim ishin vetë futbollistët e SO de L’Emyre që e lanë portën e tyre bosh në shenjë proteste kundër gjyqtarit, i cili, sipas trajnerit të tyre, i kishte penalizuar me një vendim të padrejtë.Gjithsesi, fitorja e ekzagjeruar kundër Madronit nuk është se u dha kënaqësi të madhe fituesve. “Askujt nuk i pëlqejnë këto lloj ndeshjesh - komentoi zëvendëstrajneri i Llloganit, Mark Waters -. Sigurisht që nuk na pëlqeu as neve. Thjesht kam admirim për shtatë futbollistët e Madronit. Mund të kishim përfituar më tepër nga situata, por na duhej edhe të nderonim ndeshjen. Ndoshta ishte një humbje kohe për të gjithë. Futbollistët e Madronit shkuan në ‘pub’ pas humbjes dhe mund të them se janë vërtet djem të mirë”.“Shpeshherë skuadrat braktisin kampionatet - tha sekretari i Madronit, Alan Davenport -, por ne nuk kemi lënë asnjë ndeshje në këtë sezon dhe do të vijojmë më tej. Të shtunën ishim me dhjetë vetë, por disa lojtarë munguan në minutën e fundit. Të luash kundër skuadrës së vendit të parë nuk është kurrë e lehtë. Kësaj here ishte shumë më tepër e vështirë”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...