Federer në finalen e shtatë radhazi të Wimbledon

dardanmiftari | Friday, July 03, 2009 | 0 Komente

Kampioni i pesëfishtë Roger Federer ka mposhtur gjermanin Tommy Haas në tre sete (7-6, 7-5, 6-3) në gjysmëfinalen e sotme, për të arritur në finalen e Wimbledonit për të shtatën herë radhazi.
Haas i cili kurrë nuk ka kaluar më shumë se rundi i katërt i turneut, pati një paraqitje të pëlqyeshme, duke i shkaktuar vështirësi zviceranit në dy setet e para, por nuk arriti ta fitonte asnjërin. Fitorja e Federer, i cili vitin e kaluar u mposht në finale nga numri një, Rafael Nadal, i jep atij mundësinë të fitojë titullin e gjashtë në turneun britanik, pasi tashmë ka fituar pesë nga shtatë finalet në të cilat ka marrë pjesë. Zvicerani do të ketë përballë në finale fituesin e gjysmëfinales tjetër, mes të amerikanit Andy Roddick dhe britanikut Andy Murray.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...