Wimbledon: Roddik prish ëndrrën e Murrayt

dardanmiftari | Friday, July 03, 2009 | 0 Komente

Andy Roddik i ka dhënë fund ëndrrës së sivjetme të tenistit skocez Andy Murray, për të fituar Wimbledonin, pasi e ka eliminuar atë në gjysmëfinale të kësaj gare, duke e mposhtur në katër sete (6-4, 4-6, 7-6, 7-6).
Roddick befasoi fansat vendas të britanikut kur fitoi 6-4 me setin e parë, por Murray u përgjigj në të njëjtën mënyrë në setin e dytë. Megjithatë amerikani arriti t’i fitojë edhe dy setet e radhës, megjithëse me shumë vështirësi. Roddick në finale do të përballet me kampionin e pesëfishtë të këtij turneu dhe finalistin e vitit të kaluar, Roger Federer, i cili më herët eliminoi gjermanin Tommy Haas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...