Gallas: Mendoj vetëm për Arsenalin

dardanmiftari | Wednesday, July 01, 2009 | 0 Komente

William Gallas thotë se e ardhmja e tij është në Arsenal, duke hedhur poshtë kështu spekulimet të cilat e lidhin atë me një largim drejt Interit.
Mbrojtësi francez kishte një sezon të vështirë në Arsenal, për shkak të sjelljes jo të pëlqyeshme dhe e humbi edhe shiritin e kapitenit. Mediat e lidhën Gallas me një largim nag Arsenali, ndërsa ai është përmendur edhe si një nga dëshirat e trajnerit të Interit, Jose Mourinho, me të cilin kishte punuar në Chelsea. “Unë jam në Arsenal, kam edhe një vit nga marrëveshja ime, andaj jam futbollist i këtij klubi. Nuk kemi biseduar për vazhdimin e marrëveshjes, por jam i qetë dhe shoh pozitivisht kah sezoni i ardhshëm me Arsenalin”, ka thënë francezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...