Marca: Benzema futbollisti i ri i Realit

dardanmiftari | Wednesday, July 01, 2009 | 0 Komente

Sportivja spanjolle, e afërt me udhëheqjen e Real Madridit, ka publikuar se sulmuesi Karim Benzema është përforcimi i radhës i klubit mbretëror.
Gazeta, e cila më herët e paralajmëroi ardhjen e Kaka dhe Cristiano Ronaldos në Real Madrid, por edhe David Villas, që megjithatë nuk u realizua, ka shkruar sot se klubi spanjoll ka arritur marrëveshje me Lyonin për të transferuar Karim Benzeman në Santiago Bernabeu. Florentino Perez dhe Jorge Valdano paralajmëruan se shumë shpejt në Real Madrid do të arrijë edhe një emër i madh dhe Marca thotë se ky është pikërisht Karim Benzema, pasi Lyoni ka pranuar ofertën prej 35 milionë funtesh nga ‘mbretërit’. Ende nuk ka asgjë zyrtare nga asnjëra palë, por sipas kësaj gazete sportive, pritet që kjo të ndodhë deri nesër.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...