Bayerni do ta shesë Riberyn për para të mjaftueshme
Ish-trajneri i Bayern Munichut, Ottmar Hitzfeld, beson se Franck Ribery mund të largohet nga skuadra bavareze për një shumë prej 70-80 milionë euro.
Edhe pse gjiganti gjerman mohon se do ta shesë superyllin francez, Hitzfeld është i bindur se francezi mund të largohet nëse paguhet kjo shumë parash. “Bayerni është një skuadër, e cila i bën llogaritjet e veta në qetësi. Nëse një skuadër është në gjendje të paguajë një shumë ndërmjet 70 dhe 80 milionë euro, atëherë Bayerni do të obligohet të reagojë pozitivisht”, eshtë cituar Hitzfeld nga “Bild”.
Category: Futboll
0 Komente