Wenger: Dua të ndërtoj një ekip me stil të veçantë

dardanmiftari | Wednesday, July 01, 2009 | 0 Komente

Arsene Wenger thotë se ai kishte refuzuar ofertën e Real Madridit për të vazhduar me Arsenalin, me të vetmin qëllim të ndërtojë një ekip me stil të veçantë të lojës.
Emri i Wenger u lidh me një kalim në Real Madrid, por menaxheri i Arsenalit vendosi ta refuzojë ofertën e mbretërve dhe të mbetet në Emirates. “Atë që dëshiron ta bëjë Reali do ta quaja spektakël, të bëjë një ekip spektakolar. Mendoj se kur synohet të krijohet një ekip dhe përbërje ka edhe dimensione të tjetra të cilat duhet të merren parasysh, dhe kjo është mënyra ime e mendimit”, ka thënë Wenger “Dua të krijoj sukses duke ndërtuar një ekip me stil, me lojë të vetën, të veçantë për klubin, me lojtarë të rinj. Këtë e kam zgjedhur në karrierën time dhe për këtë arsye vazhdoj me Arsenalin”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...