Laporta: Fabregas opsioni i dytë pas Ribery

dardanmiftari | Friday, July 10, 2009 | 0 Komente

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka zbuluar se klubi do të kthehet kah mesfushori i Arsenalit, Cesc Fabregas, vetëm nëse dështon në tentimin për të nënshkruar me mesfushorin e Bayern Munichut, Franck Ribery.
Kampioni i Spanjës dhe Evropës vazhdimisht është lidhur me një transferim të Fabregas dhe u raportua se do të bëjë një ofertë prej 45 milionë eurosh për lojtarin. Megjithatë Laporta thotë se Ribery është kryesor në listën e dëshirave të blaugranëve.“Ribery ishte lojtari për të cilin ishim të interesuar për një çmim logjik, por Bayern nuk dëshiron ta shesë atë. Nëse ata janë të interesuar ta shesin, ne jemi të interesuar ta blejmë, por nëse jo, atëherë do të duhet të shikojmë kah Fabregas”, ka thënë Laporta.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...