United do të ofrojë 20 milionë dhe Berbatov për Agueron

dardanmiftari | Friday, July 10, 2009 | 0 Komente

Manchester United vazhdon të insistojë në marrjen e shërbimeve në Sergio Aguero nga Atletico Madfrid derisa synon forcimin e sulmit të ekipit.
Sipas AS, djajtë e kuq janë duke menduar të përfshijnë edhe lojtarë për të marrë cakun e tyre të preferuar. Pasi u spekulua se oferta prej 46 milionë eurosh dështoi javën e kaluar, është e mundshme që United të ofrojë 40 milionë euro dhe mesfushorin Nani. Por spanjollët nuk janë të interesuar për lojtar anësor, pasi tashmë e kanë të stabilizuar këtë pjesë.Opsioni i dytë është 20 milionë euro dhe sulmuesin Dimitar Berbatov, që preferohet në Vicente Calderon. Kjo do ta ngrejë shumën e Agueros në 56 milionë euro, duke marrë parasysh vlerën prej 36 milionë eurosh që pagoi kampioni i Ligës Premier për bullgarin.Por edhe kjo mund të jetë e pamjaftueshme, duke marrë parasysh se drejtuesit e Atleticos disa herë e kanë përsëritur se vetëm një ofertë prej 60 milionë eurosh, sa shkruhet edhe në marrëveshje, mund të lejojë largimin e tij.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...