Lorik Cana nënshkruan me Hamburgun
Mesfushori kosovar Lorik Cana në sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e ekipit të Bundesligës, Hamburg.
Marrëveshja është arritur sot pasdite në mes drejtuesve të Olimpique Marselle dhe Hamburgut dhe shqiptari do t’i kushtojë ekipit gjerman 7.4 milionë euro. Hamburg po ashtu ka pranuar kushtet e kërkuara nga mesfushori kuqezi, i cili ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin gjerman. Cana edhe më herët pati thënë për Le Parisien se është në prag të kalimit në Bundesliga, por se kishte opsion edhe Anglinë dhe Italinë. “Ka shumë gjasa për mua të luaj në Hamburg. Ne duhej ta finalizonim marrëveshjen këtë fundjavë, por shkoi më gjatë. Opsion është edhe Evertoni, në Angli, që është një klub shumë i mirë. Po ashtu ka edhe zgjidhje të tjera, sidomos në Itali”, pati thënë shqiptari. Lajmi mbetet të konfirmohet edhe nga vetë klubet. Në pozitën e Lorik Canës, Marseille tashmë ka angazhuar një lojtar tjetër, Stephane M’bia.
Category: Futboll
0 Komente