Marchionni nënshkruan për Fiorentinën

dardanmiftari | Monday, July 06, 2009 | 0 Komente

Fiorentina ka kompletuar transferimin e anësorit Marco Marchionni nga Juventusi, njofton "Viola Channel".
Skuadra vjollce ka paguar vetëm dy milionë euro për bashkëpronësinë e 28-vjeçarit, i cili do të bashkohet me trajnerin Cesare Prandelli, me të cilin ka punuar bashkë te Parma në sezonet 2002-2004. Marchionni iu bashkua Juventusit në vitin 2006, mirëpo nuk arriti të dëshmonte aftësitë e tij si pasojë e lëndimeve që e përcollën.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...