Marseille gati ofertën për Huntelaar

dardanmiftari | Monday, July 06, 2009 | 0 Komente

Olympique Marseille do të ofrojë 13 milionë euro për shërbimet e sulmuesit të Real Madridit, Klaas-Jan Huntelaar.
Holandezi u transferua në Bernabeu nga Ajaxi për shifrën prej 20 milionë eurosh, mirëpo me ardhjen e Karim Benzemas, ai nuk do të ketë vend në formacionin e Realit, prandaj largimi i tij është më se i mundshëm. Të dielën Goal.com njoftoi se Mbretërit kanë refuzuar ofertën e Milanit për ta huazuar 25-vjeçarin në San Siro, mirëpo një shifër e pëlqyeshme nga Los Merengues do të bënte që Huntelaar të largohet, pasi që ai nuk bën pjesë në projektin e madh të presidentit të Realit, Florentino Perez

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...