Milan kthehet kah Andre Santos

dardanmiftari | Wednesday, July 08, 2009 | 0 Komente

Mediat italiane paralajmërojnë se Milani ka kthyer vëmendjen kah angazhimi i mbrojtësit të majtë të Corinthians, Andre Santos.
Pas kompletimit të transferimit të Oguchy Onyewu, Milani lidhet me angazhim edhe të një mbrojtësi. Rosonerët një kohë të gjatë janë në kërkim të një mbrojtësi të majtë dhe pas përpjekjeve të dështuara për Ali Cissokho, klubi është kthyer kah Andre Santos. Braziliani tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve me paraqitjet e tij në Kupën e Konfederatave, dhe spekulohet se Corrinthians kërkon rreth 20 milionë euro për të hequr dorë nga shërbimet e Sansos. Për të interesim kanë shprehur edhe Roma, Juventus dhe Lyon.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...