Barcelona do ta shesë Touren në United
Kampioni i Ligës Premier, Manchester United, është inkurajuar në tentimin për të marrë shërbimet e mesfushorit të Barcelonës, Yaya Toure.
Mirror shkruan se Barcelona dëshiron ta shesë Touren te United për një shumë prej 20 milionë, por vetëm nëse arrin të marrë shërbimet e mesfushorit të Liverpoolit, Javier Mascherano. Menaxheri i United, Sir Alex Ferguson, është në kërkim të një mesfushori defansiv, derisa ka dyshime rreth rikthimit në formë të Owen Hargreaves, pas ndërhyrjeve kirurgjike në gju. Fergie e ka identifikuar Toure, të cilin pati rast ta takonte në finalen e Ligës së Kampionëve, si njeriun e duhur i cili do të plotësojë zbrazëtirën e lënë nga Hargreaves.
Category: Futboll
0 Komente