Villarreal refuzon ofertën e Cityt për Rossin

dardanmiftari | Wednesday, July 08, 2009 | 0 Komente

Manchester City ka dështuar edhe në një tentativë tjetër, në atë për transferimin e sulmuesit të Villarrealit, Giuseppe Rossi, bëjnë të ditur mediat spanjolle.
Por agjenti i Rossit, Federico Pastorello, ka mohuar se oferta është analizuar nga klubi spanjoll dhe ka dhënë shenja se sulmuesi do të mbetet në El Madrigal edhe në sezonin e ardhshëm. “Askush nuk e ka ofruar shumën e duhur dhe jam 99 për qind i sigurt se lojtari do të mbetet në Villarreal edhe në sezonin e ardhshëm. Rossi është i lumtur këtu dhe do të analizojë largim vetëm për njërin nga gjashtë klubet më të mëdha në Evropë”, ka shtuar agjenti i lojtari.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...