Napoli kërkon Dossenan

dardanmiftari | Tuesday, July 21, 2009 | 0 Komente

Mbrojtësi i Liverpoolit, Andrea Dossena, i cili pati një sezon zhgënjyer në Anfield, është lidhur me një rikthim në Serie A.
Agjenti i lojtarit, Roberto Laflorio, ka konfirmuar interesimin e Napolit, por ka thënë se gjithçka duhet të zgjidhet përmes klubit anglez. “Napoli e pëlqen lojtarin, por nëse e dëshiron atë, atëherë duhet të bisedojë me klubin britanik së pari. Unë nuk e di nëse klubi anglez vërtet dëshiron ta shesë atë”, ka thënë agjenti i lojtarit. “Kam biseduar me Andrea dhe ai ka thënë se nëse vjen një ofertë nga Napoli, atëherë ai do ta diskutojë atë me familjen e tij”, ka shtuar agjenti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...