Reali pranon ofertën e Stuttgatit për Huntelaar

dardanmiftari | Friday, July 10, 2009 | 0 Komente

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se Real Madridi ka pranuar ofertën prej 20 milionë euro të ekipit të Bundesligës, Stuttgart, për sulmuesin Klaas-Jan Huntelaar, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri Manuel Pellegrini.
“Është e vërtetë se ka negociata me Stuttgart për Huntelaar, të cilat janë në një stad të avancuar dhe ne jemi në një pikë kur vetë lojtari duhet ta marrë vendimin rreth kësaj çështje”, ka thënë drejtori sportiv i Realit, Miguel Pardeza. “Jorge Valdano do të bisedojë me të për ta informuar për situatën dhe për ta mësuar qëndrimin e tij. Fjala e fundit do t’i takojë Huntelaar”, ka shtuar Pardeza.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...