Cerezo: Atletico nuk do të shesë asnjë lojtar

dardanmiftari | Friday, July 10, 2009 | 0 Komente

Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo, është zotuar se asnjë nga lojtarët e tij nuk do të largohet nga klubi gjatë kësaj vere.
Mediat vazhdojnë të shkruajnë për një kalim të Diego Forlan në Barcelona dhe lëvizje të Sergio Aguero drejt Manchester United, por Enrique Cerezo premton se nuk do të ketë largime por ndoshta vetëm ndonjë arritje. “Laportës i pëlqen Forlan? Edhe mua më pëlqen Lionel Messi. Nuk do të shesim asnjë lojtar, as Maxi, Simao, Kun ose Forlan”, ka thënë Cerezo për AS, duke shtuar se shpreson të ketë “edhe një nënshkrim të ri nëse gjithçka shkon sipas planit”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...