Zyrtare: City heq dorë nga Samuel Eto'o
Manchester City ka konfirmuar se që sonte i ka dhënë fund përpjekjes për të angazhuar sulmuesin e Barcelonës, Samuel Eto'o, të cilin klubi anglez ishte në rrugë për ta bërë lojtarin më të paguar në botë.
“Samuel Eto’o padyshim se është një lojtar i mirë, por rrethanat përqark tij ishin të tilla që marrëveshja nuk mundi të kompletohet. Tash mendojmë se është koha për të ndjekur aventura të tjera dhe kemi një plan transferues të qartë dhe strategjik, të cilin vazhdojmë ta ndjekim”, ka thënë drejtori ekzekutiv, Garry Cook. Klubi anglez thuhet se kishte bërë ofertë prej rreth 25 milionë eurosh për lojtarin, dhe u raportua se ishte i gatshëm t’i ofronte atij 200 milionë funte në javë.
Category: Futboll
0 Komente