Roma përgatitet për shitjen e Aquilanit

dardanmiftari | Tuesday, July 21, 2009 | 0 Komente

Drejtuesit e Romës i kanë thënë mesfushorit të tyre Alberto Aquilani që të përgatitet për të kaluar në Ligën Premier ku mund të luajë për Liverpoolin.
Redsat dëshirojnë shërbimet e mesfushorit italian nëse Xabi Alonso kalon në Real Madridi, ndërsa “Il Corriere Dello Sport” njofton se Giallorossët janë të gatshëm ta shesin yllin e tyre për të grumbulluar para për të balancuar problemet e tyre ekonomike. Për zhvillimet e mëtutjeshme gjithçka do të varet nga Real Madridi dhe Alonso. Nëse spanjolli kalon në Santiago Bernabeu, atëherë italiani do të kalojë në Anfield.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...