Ronaldo dhe Diego shënojnë golat debutues
Real Madridi dhe Juventusi kanë shënuar fitore respektive kundër LDU de Quito dhe Seongnam Ilhwa në kuadër të Peace Cup, ndërkohë që Cristiano Ronaldo dhe Diego, kanë shënuar golat e parë për skuadrat e tyre të reja.
Mbretërit kanë fituar me rezultat prej 4-2, ndërsa të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Ronaldo nga pika e bardhë (48’), ndërsa golat tjerë për Realin i shënuan Granero (53’), Metzelder dhe Negredo (90’). Derisa dy golat për ekipin LDU de Quito i shënoi Vera Torres (68’ dhe 86’).
Në të njëjtën garë, Juventusi ka shënuar fitore kundër Seongnam Ilhwa me rezultat prej 3-0.
Transferi i sivjetmë i bardhezinjve, Diego, shënoi golin e dytë në ndeshje (53’), derisa dy golat tjerë i shënuan Iaquinta (40’) dhe Legrottaglie (70’).
Category: Futboll
0 Komente