Herbert: Rezultat i pabesueshëm për Zelandën

dardanmiftari | Monday, June 21, 2010 | 0 Komente

Pasi pa skuadrën e tij të shkaktojë njërën nga befasitë në këtë Botëror, përzgjedhësi i Zelandës së Re, Ricki Herbert, ka deklaruar se rezultati ndaj Italisë është më i pabesueshmi që e ka arritur ndonjëherë.
“Mendoj se është rezultati më fantastik që e kemi arritur ndonjëherë. Unë e di se është ende mëngjes në Zelandën e Re (pasdite në Nelspruit), por do të ketë shumë festë për këtë rezultat. Është më shumë se çdo gjë që kemi arritur në historinë tonë të futbollit. Mendoj se do të mbahet gjatë në mend ky barazim”.
“Shumë njerëz kanë menduar se ne nuk jemi për Botëror, ose ndjenë se ne jemi kualifikuar shumë lehtë. Nuk mendoj se dikush na ka dhënë rast neve. Ne jemi duke bërë shumë punë të mirë, kurse konsiderohemi si ekip që përbëhet nga amatorë dhe që nuk duhet të marrim pjesë në Botëror”, tha Herbert.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...