Fabiano: Luajta me dorë

dardanmiftari | Monday, June 21, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Brazilit, Luis Fabiano, ka pranuar se ka luajtur me dorë gjatë shënimit të golit të dytë, në fitoren prej 3-1 ndaj Bregut të Fildishtë.
“Unë kam punuar shumë, por goli nuk erdhi. Jam liruar të kem shënuar më në fund. Topi më preki në dorë, por ishte aksidentale, kështu që unë mendoj se ishte gol i rregullt”.
“Nuk kam një numër të kufizuar të golave, të cilat do të doja t’i arrija në këtë Botëror. Unë do të vazhdoj të punoj dhe të shënoj sa më shumë gola që mundem”, tha Fabiano pas ndeshjes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...