De Rossi: Italia mund të rikthehet

dardanmiftari | Monday, June 21, 2010 | 0 Komente

Mesfushori i Romës, Daniele de Rossi, thotë se barazimi 1-1 i Italisë ndaj Zelandës së Re nuk është tmerr.
Azurët janë duke kërkuar ta mbrojnë titullin e kampionit të botës, por kjo mund të prishet që në start nëse ata nuk mposhtin Sllovakinë në ndeshjen e fundit të fazës grupore, pas dy barazimeve në dy ndeshjet e para.
“Një gjë është e sigurt, ne jemi përmirësuar. Mund të jetë një situatë e pakëndshme, por kjo na jep neve qartësinë për të kuptuar se ne duhet të fitojmë dhe kjo është e vetmja zgjidhje”, ka thënë De Rossi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...