Tottenhami nuk interesohet për Beckham

dardanmiftari | Wednesday, July 22, 2009 | 0 Komente

Trajneri i Tottenham Hotspur, Harry Redknapp, ka demantuar se skuadra e tij dëshiron ta angazhojë mesfushorin anglez David Beckham.
Mediat angleze kanë spekuluar se mesfushori i LA Galaxy do të kthehet në Ligën Premier, ndërsa si destinacione të mundshme kanë përmendur Manchester Cityn, Tottenhamin dhe Chelsean. “Nuk e di se nga kanë ardhur këto informata. David Beckham është një lojtar fantastik, profesionist i jashtëzakonshëm, mirëpo asgjë nuk është e vërtetë nga ato spekulime”. “Ne nuk e dimë situatën e David dhe nuk kemi bërë tentativë për ta angazhuar atë, prandaj nuk e dimë se prej ku kanë filluar thashethemet”, ka thënë Redknapp për “Sky Sports News”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...