Wimbledon: Federer në gjysmëfinale, Djokovic eliminohet

dardanmiftari | Wednesday, July 01, 2009 | 0 Komente

Numri dy i botës në tenis, Roger Federer, ka shënuar fitore në tre sete ndaj kroatit Ivo Karlovic (6-3, 7-5, 7-6), për të siguruar vend në gjysmëfinale të turneut Wimbledon.
Zvicerani pati më të lehtë setin e parë, ndërsa u përball me ca vështirësi në dy setet e radhës. Për kampionin e pesëfishtë të Wimbledonit, kjo ishte gjysmëfinalja e 21-të radhazi në Grand Slam. Federer në ndeshjen gjysmëfinale do të takohet me Tommy Haas, pasi gjermani eliminoi nga gara serbin e katërt në botë, Novak Djokovic në katër sete (7-5, 7-6, 4-6, 6-3).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...