Chelsea barazon me fat kundër Readingut

dardanmiftari | Saturday, August 01, 2009 | 0 Komente

Forma e mirë parasezonale e Chelseat është penguar nga Reading, skuadër e cila i ka ndalur Blutë me barazim.
Ndeshja miqësore e zhvilluar në Madejski Stadium ndërmjet Readingut dhe Chelseat ka përfunduar me rezultat 2-2. Skuadra nikoqire krijoi avantazh të dyfishtë në pjesën e parë, me golat e Jimmy Kebe (38’) dhe Scott Davies (45’). Chelsea u kthye në lojë në fund të takimit (89’) kur Salomon Kalou ngushtoi epërsinë në 2-1. Lojtari fatal i kësaj ndeshjeje ishte Alex Pearce, i cili në minutat shtesë të takimit ia mohoi fitoren skuadrës së tij duke shënuar në portën e vet.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...