Reali i gatshëm të transferojë Dzekon

dardanmiftari | Thursday, June 16, 2011 | 0 Komente

Real Madridi është i interesuar në sulmuesin e Manchester Cityt, Edin Dzeko.
The Sun shkruan se menaxheri i Realit, Jose Mourinho, është i paepur të nënshkruajë me sulmuesin e Manchester Cityt, i cili ka dështuar që nga transferimi i tij 27 milionë funtesh nga Wolfsburg në janar të këtij viti.

Por Mourinho është i gatshëm të ofrojë 20 milionë funte për 25-vjeçarin boshnjak dhe beson se ai mund të bindë Cityn ta shesë atë.

Dzeko ka nënshkruar kontratë katërvjeçare e gjysmë me klubin nga Eastlands, por ka qenë cak i Realit edhe vitin e kaluar.

Dhe derisa disa gola të tij për Cityn kanë qenë vitale, ai shënoi vetëm gjashtë gola për gjysmë sezoni.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...