Edhe Roma në garë për Shaqirin
Xherdan Shaqiri mund të largohet nga Baseli gjatë këtij afati kalimtar, pasi tash garës për shërbimet e tij i është bashkuar edhe Roma.
Il Messaggero shkruan se klubi italian dëshiron të sjellë gjak të ri në ekip pas një sezoni zhgënjyes ku ata u rreshtuan në pozitën e gjashtë të tabelës së Serie A, dhe trajneri i ri i klubit, Luis Enrique, e sheh Shaqirin si një shtesë të vlefshme në ekip.
Kosovari me nënshtetësi zvicerane ishte një prej lojtarëve më të rëndësishëm te Baseli në dy sezonet e kaluara dhe me paraqitjet e mira të tij ka joshur disa klube evropiane.
Nëntëmbëdhjetëvjeçari është lidhur edhe me një transferim te Bayern Munich, Bayer Leverkusen, Liverpool, Manchester United dhe Fiorentina në disa muajt e kaluar, por Basel ende nuk ka marrë ndonjë ofertë zyrtare për të.
Shaqiri aktualisht është një prej liderëve të ekipit U21 të Zvicrës që luan në Kampionatin Evropian U21 në Danimarkë.
Category: Futboll
0 Komente