Ukraina demolon Andorrën, Kroacia jashtë Botërorit
Ukraina ka shënuar fitore të lartë prej 6-0 si mysafir i Andorrës për të siguruar ndeshjet e ‘play-off’-it dhe për të shpresuar për një kualifikim të mundshëm për në Kampionatin e ardhshëm Botëror.
Serinë e golave e filloi Andriy Shevchenko në minutën e 22-të dhe me rezultat prej 1-0 përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë u shënuan plotë pesë gola. Oleg Gusev (62’) dyfishoi epërsinë, ndërsa Antonio Lima shënoi në portën e vet (70’) për rezultatin 3-0.
Në dhjetë minutat fundit të ndeshjes, ukrainasit shënuan edhe tri gola të shpejtë, me anë të Yaroslav Rakitskiy (80’), Yevgen Seleznov (81’) dhe Andriy Yarmolenko (83’).
Edhe Kroacia ka shënuar fitore kundër Kazakistanit me rezultat prej 2-1, mirëpo ka një pikë më pak se Ukraina, dhe përshëndetet nga Kampionati Botëror që në këtë fazë.
Nga Grupi 6, Anglia ka siguruar kualifikimin direkt, ndërsa Ukraina do ta kërkojë vizën me anë të ‘play-off’-it.
Category: Futboll
0 Komente