Valdano mendon shkarkimin e Pellegrinit?
Drejtori gjeneral i Real Madridit, Jorge Valdano, është duke kërkuar zëvendësim për trajnerin aktual Manuel Pellegrini, nëse kiliani do të shkarkohet nga klubi.
Sipas Sport, presidenti i klubit Florentino Perez tashmë ka kërkuar nga argjentinasi ta mendojë seriozisht zëvendësimin e Pellegrinit, për shkak të rezultateve të dobëta.Pellegrini iu bashkua Madridit në qershor pas pesë vitesh të suksesshme me Villarrealin. Nëse do të shtrohet nevoja e shkarkimit, pasuesi i tij do të jetë personi i 11-të që merr kreun e Bernabeut në shekullin e ri dhe do të jetë një goditje për planet e klubit në mes të sezonit, të cilët synojnë trofeun e ligës dhe atë Evropian.
Category: Futboll
0 Komente