Bayerni i gatshëm të shesë Riberyn?
Barcelona dhe Real Madridi mund të futen sërish në garë, pasi raportohet se Bayern Munich është i gatshëm ta shesë mesfushorin Franck Ribery.
Rënia e formës së francezit dhe forma e dobët e Bayernit e kanë bërë gjigantin gjerman të fillojë të kërkojë blerës në Evropë për Riberyn.Sport shkruan se Barcelona, Real Madrid dhe Manchester City janë në mesin e klubeve të cilat janë të gatshëm të ofrojnë nga 35 milionë euro për francezin.Pasi transferimi i tij në Madrid dështoi gjatë verës, Ribery ka bërë vetëm shtatë paraqitje me ekipin e parë të Bayernit këtë sezon dhe ka vuajtur nga lëndimi në gju.
Category: Futboll
0 Komente