Blutë dënojnë kampionin
Blutë kanë shënuar fitore minimale përballë kampionit në fuqi për të përforcuar pozitën e parë në tabelë.
Superderbi i javës së dymbëdhjetë në Ligën Premier, është zhvilluar të dielën në Stamford Bridge, ndërmjet Chelseat dhe Manchester Unitedit. Golin e fitores për vendasit e shënoi kapiteni John Terry (76’) pas një krosimi të Frank Lampard nga gjuajtja e lirë. Goli i shënuar me kokë nga mbrojtësi anglez rezultoi të kishte vlerën e tri pikëve, pasi që deri në fund të takimit, Djajtë e Kuq nuk arritën ta barazonin rezultatin. Me këtë fitore Chelsea përforcohet në vendin e parë me pesë pikë më tepër se Arsenali që mban pozitën e dytë me pikë të barabarta me Manchester Unitedin në pozitë të tretë.
Category: Futboll
0 Komente