Cana: Jones duhet të mësojë nga kartoni i kuq
Kapiteni i Sunderlandit, Lorik Cana, shpreson që bashkëlojtari i tij Kenwyne Jones të mësojë nga kartoni i kuq i pësuar në barazimin 2-2 ndaj West Ham United.
Shqiptari përveç rolit të kapitenit ka filluar të dalë edhe në atë të këshilltarit për bashkëlojtarët e tij. Cana shpreson që Jones të mësojë nga ky rast, pasi u përjashtua para fundit të pjesës së parë gjatë ndeshjes ndaj West Hamit në Stadiumin e Dritave, pasi kishte shtyrë Herita Ilunga në gjoks.“Ai vërtet nuk dëshironte ta lëndojë , ai vetëm e shtyni ca. Ishte reagimi i kundërshtarin që i dha kartonin e kuq. Duhej të ishte karton, por ai bëni shumë film nga kjo. Ne duhet të mësojmë të jemi më me përvojë në situata të tilla”, ka thënë Cana.
Category: Futboll
0 Komente