Tre ndeshjet e radhës vendosin fatin e Benitez
Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, është tre ndeshje larg nga shkarkimi i tij, shkruajnë mediat angleze.
Sipas Daily Mail, e ardhmja e Benitez në Liverpool do të vendoset në tre ndeshjet e radhës, pas rritjes së shqetësimeve nga investuesit e mundshëm.Humbja nga Fulhami gjatë të dielës ishte e gjashta në shtatë takimet e fundit, që është rezultati më i keq në 50 vitet e fundit. Dhe Benitez do të udhëtojë të mërkurën në Lyon, duke e ditur se humbja do të mund të përfundojë edhe sezonin e këtij ekipi në Ligën e Kampionëve.Një dështim për të fituar në këtë takim do të rritë edhe më shumë presionin ndaj pronarëve amerikanë, të cilët mund të detyrohen të shkarkojnë spanjollin.
Category: Futboll
0 Komente