Chelsea i gatshëm të rrëmbejë Riberyn
Sipas mediave angleze, Chelsea planifikon të dërgojë ofertë në muajin janar në drejtim të Bayern Munichut për të marrë shërbimet e anësorit francez, Frank Ribery.
The Sun shkruan se klubi nga Stamford Bridge do të ofrojë shumë rekorde për një transferim në Britani, 45 milionë funte, për francezin.
Klubi gjerman dje bëri të ditur se ata tashmë kishin refuzuar një mega-ofertë nga Chelsea për Ribery. Në anën tjetër Real Madrid besohet të ketë arritur një marrëveshje me Ribery, që ai t’i bashkohet klubit spanjoll gjatë verës së ardhshme.
Por burime të afërta me Ribery, 26-vjeçar, thonë se Chelsea i ka ofruar atij një kontratë të vlefshme 172 mijë funte në javë, që është rreth 1 milionë funte më shumë në vit se Reali.
Menaxheri i bluve, Carlo Ancelotti, i ka thënë pronarit Roman Abramovich se klubi mund të mbijetojë efektin e ndalimit të transferimit gjatë verës, nëse nënshkruan me dy lojtar në muajin janar.
Si rezultat i kësaj, Chelsea dëshiron të harxhojë afro 100 milionë funte në këtë afat kalimtar.
Category: Futboll
0 Komente