Everton përgatit ofertë të re për Saha
Evertoni është i gatshëm të fillojë negociata me Louis Saha për vazhdimin e qëndrimit të tij në Goodison Park.
Saha është në një formë të shkëlqyeshme këtë sezon me Evertonin dhe tashmë ka shënuar nëntë gola. Lojërat e mira të sulmuesit i kanë detyruar anëtarët e Evertonit të mendojnë për të mbajtur francezin, i cili në vitin 2008 erdhi nga United dhe nënshkroi marrëveshje dyvjeçare.Në ndeshjen e fundit kundër West Ham United, Saha, pati një lëndim të lehtë, të cilin duhet ta rikuperojë gjatë kohës së pauzës ndërkombëtare. Pritet që francezi të jetë i gatshëm për udhëtimin e Evertonit në Manchester United më 21 nëntor.
Category: Futboll
0 Komente