LA Galaxy finalist i MLS Kupës

dardanmiftari | Saturday, November 14, 2009 | 0 Komente

Beckham duke festuar me bashkëlojtarët e LA Galaxy Ekipi i LA Galaxy ka gjetur rrjetën dy herë në vazhdimin e ndeshjes përballë Houston Dynamo, për të shënuar fitore 2-0 në finalen e Konferencës Perëndimore dhe për të siguruar vend në finalen e MLS Kupës.
Mesfushori anglez David Beckham ndihmoi ekipin për të shënuar fitoren, pasi në minutën e 104-të harkoi nga gjuajtja e lirë, pas të cilës mbrojtësi Greg Berhalter shënoi në rrjetën e Houston.Landon Donovan pas pesë minutave tjera vulosi kualifikimin e LA Galaxy për në finale, kur ishte i saktë nga pika e bardhë, që ishte edhe goli i 17-të i tij në ligë.LA Galaxy tash do të presë finalistin që do të dalë nga Konferenca Lindore në mes të Chicago Fire dhe Real Salt Lake.Jo vetëm që u desh të mposhtë Houston, por Galaxy u detyra të kalojë edhe dy ndërprerje të energjisë elektrike të cilët ndodhën në Los Angeles, për shkak të së cilës i gjithë stadiumi ishte në terr për rreth 36 minuta.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...