Valdes: Reali nuk është në krizë

dardanmiftari | Saturday, November 14, 2009 | 0 Komente

Portieri i Barcelonës, Victor Valdes, ka mohuar thëniet se rivali spanjoll Real Madrid është në krizë.
Madrid është vetëm një pikë prapa Barcelonës në tabelën e kampionatit spanjoll, derisa ata po ashtu ndajnë kreun e grupit C të Ligës së Kampionëve së bashku me Milanin.“Nuk mund të bisedoni për krizë në këtë nivel. Është e vërtetë se ata dështuan kundër Alcorcon, por ata kanë një ekip të shkëlqyeshëm, që di se si t’i fitojë ndeshjet. Ndoshta kanë nevojë të adaptohen”, ka thënë Valdes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...