Ndërhyrje kirurgjike për De Rossin
Roma ka konfirmuar se mesfushori Daniele De Rossi duhet t’i nënshtrohet operacionit kirurgjik, pasi e ka thyer ashtin mollëzor gjatë ndeshjes së të dielës mbrëma kundër Interit.
“De Rossi ka thyer ashtin e djathtë mollëzor dhe do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike sot (të hënën)”, shkruan në faqen zyrtare të Romës.
Pas kësaj ndërhyrjeje kirurgjike, mesfushori italian do të mungojë edhe në dy ndeshjet miqësore të përfaqësueses së tij, kundër Holandës dhe Suedisë.
Category: Futboll
0 Komente