Rooney mund të bëhet kapiten i Anglisë
Mungesa e kapitenit të Anglisë, John Terry dhe zëvendëskapitenit Rio Ferdinand, shumë lehtë mund të bëjë që Wayne Rooney të marrë shiritin e kapitenit të Anglisë.
Tre Luanët do të luajnë, po ashtu, në mungesë të Steven Gerrard dhe David Beckham, të cilët e kanë bartur më herët shiritin e kapitenit, prandaj sulmuesi i Manchester Unitedit është kandidat potencial për të qenë kapiten.
Që nga caktimi i tij si trajner i Anglisë, Fabio Capello kishte thënë se përkundër se është i ri në moshë, Rooney një ditë do të jetë kapiten i Anglisë, pasi që ai është një lider dhe është shembull i mirë në fushë.
Category: Futboll
0 Komente